“Rama i ka lëshuar të vetët”, Stafa: Një nga arsyet kryesore të protestës është shëndetësia

Nga A2 CNN
8 Korrik 2026, 20:36 | Aktualitet

Një nga arsyet kryesore të protestës është shëndetësia. Kështu deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Osman Stafa, i cili është edhe një nga zërat kryesorë të protestës që sot vijon në ditën e 39 të saj. Ai theksoi se mungesa e pajisjeve dhe medikamenteve në spitale i ka detyruar pacientët të shkojnë në privat, ose jashtë vendit për trajtim.

“Duhet të theksoj faktin që qytetarët shqiptarë kanë dalë për shëndetësinë. Një nga arsyet është bërë një ditë një anketim në shesh, e ka bërë një grup studentësh. Me Sa mësova që një nga arsyet kryesore e shqiptarëve pse dalin në shesh është shëndetësia. Pra aktualisht s'ka nevojë për anketim se të gjithë e kanë një hall edhe e dinë që ky është unë po luftoj për braketerapinë që gratë që vuajnë nga kanceri të mos të mos mbeten pa trajtim se nuk ka sot, për trombektominë që po të ra goditja në kokë, të trajtoheshin që sot të nuk trajtohesh për petscan që të sëmurët me kancer mos shkojnë në Turqi në Itali e të paguajnë lek. Sot nuk ke shiringa në QSUT pra po mbarojnë shiringat, nuk ke vigona, nuk ke alkool”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në këto kushte, gazetari thekson se është fyese për shqiptarët që fondi prej 4 milionë eurosh shkon për koncertin Kanye West, kur me to mund të bliheshin barna dhe medikamente për të sëmurët.

“Nuk ke gjërat më elementare të mundshme dhe çfarë ndodh në një ditë si pra protestuesit po protestojnë që shiko se korrupsioni, shiko se shëndetësia, arsimi, shpopullimi e të tjerë, qeveria shqiptare ngrihet dhe thotë ne do të japim 4 milion euro për një këngëtar se mos turpërohet Shqipëria. Po Italia nuk u turpërua, pak ditë më përpara e anuloi Anglia, Franca e disa shtete të tjera. Ti ke një situatë në Shqipëri ku po të bërtet realiteti dhe këtu ka njerëz që nuk e shikojnë dhe kjo është fyese. Pra ti ke sot katër medikamente shumë të rëndësishme. Njëri ka katër muaj që mungon për të sëmurët me kancer. E di çfarë do kishe bërë këto me këto para? Po braketerapi, nja pesë i kishe marrë, nja 20 skaner i kishe marrë, nja pesë skaner i kishe marrë, një spital të ri onkologjik e kishe marrë. Po trombektomia të ndodh dhe është krejt normale. Prandaj duhet ta kuptojnë dhe vetë politikanët. Ndoshta këta kanë para dhe shkojnë tek spitali privat dhe paguajnë 35.000 euro, por një punonjës policie që kam takuar familjarët e tij këto ditë 42 vite ja ka dedikuar jetën e tij shërbimit të këtij shteti si punonjës policie. I ra goditja në kokë në krye të detyrës. Vajti tek QSUT-ja. Nuk ka pajisje mor zotëri, nuk trajtohet. Sot është i paralizuar. E di çfarë kërkoi nga shteti shqiptar? Një uniformë. Dhe këtë nuk ja dhanë, kempin, nuk ja kanë dhënë. Vajza e tij është e ka dalë publikisht dhe e ka denoncuar rastin dhe ne flasim këtu për iranianë, flasim për rusë, flasim për grek, flasim për algoritëm, flasim për nuk e di se çfarë. Kur këtu problemet janë duke bërtitur e duke ulëritur nga të gjitha anët”, theksoi Stafa.

Sipas tij një tjetër çështje pse qytetarët kanë dalë në protestë është edhe korrupsioni.

“Madje në qoftë se deri më tani Partia Socialiste i ka lëshuar të vetët njëri pas tjetrit nga hetimet që ka bërë SPAK, tashmë i është dhe kundërvënë”.

Stafa theksoi se protesta nuk është e organizuar nga partitë politike, por mbështetet nga qytetarë që kërkojnë ndryshim.

"Qytetarët janë të vendosur për çështjet që i kanë nxjerrë në shesh. Është një protestë që nuk e kemi parë më parë në Shqipëri, pasi nuk është thirrur nga partitë politike", u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos