Rama inspekton punimet në Bulevardin e Shkodrës: Duhet një projekt i unifikuar si Korça e Gjirokastra

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 08:24 | Aktualitet

Rama inspekton punimet në Bulevardin e Shkodrës: Duhet një

Kryeministri Rama ka inspektuar punimet përgjatë Bulevardit kryesor të Shkodrës, ku po realizohet projekti për rigjenerimin e stokut të banesave, i cili pritet të përfundojë në 4-5 muaj. Janë 55 pallate që po vishen me sistemin kapot, termoizolim. Sipas Ramës kjo do të ndikojë veç anës estetike edhe në kursim energjie, duke rritur gjithashtu edhe vlerën e pronës.

“Janë me kursim energjie se fasadë është njëra anë dhe është shumë e rëndësishme, pavarësisht se disa vazhdojnë të mos e kuptojnë, por ajo që është përmbajtja e kësaj ndërhyrje është që këtyre i ulet shpenzimi i energjisë edhe në verë edhe në dimër. Duhet patjetër të bëhet edhe një unifikim i dyqaneve. Duhet një projekt i unifikuar, siç është bërë në Korçë e Gjirokastër”, u shpreh Rama

Një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore kanë nisur në Shkodër, si edhe rehabilitimi i rrugës "Kardinal Mikel Koliqi",  një segment rrugor që lidh zonën e Dugajve të Reja me kryqëzimin e spitaleve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos