Rasti i parë në Shqipëri me "Ethet e Nilit", nuk transmetohet nga njeriu te njeriu

Nga Ornela Joti
25 Gusht 2026, 13:57 | Aktualitet

Rasti i parë në Shqipëri me Ethet e Nilit ka vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore. Ekspertët e Shëndetit Publik thonë se sëmundja nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat e infektuara. Ndërsa i moshuari i prekur është në spital në gjendje stabel.

Regjistrimi në Korçë i pacientit të parë të prekur me ethet e Nilit ka vënë në lëvizje institutin e shëndetit publik. për të sqaruar situatën në deklaratën për mediet qetësuan qytetarët duke thënë se sëmundja nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu por vetëm nga mushkonjat.

Adela Vasili thotë se  jo çdo pickim mushkonje është sëmundje. Madje80% e rasteve e kalojnë si grip stinor. Kujdes duhet të kenë të moshuarit ku mund të japë komplikacione. 72-vjeçari nga Korça i konfirmuar zyrtarisht me sëmundjen e Etheve të Nillit po mbahet në monitorim ne spitalin e Korçës.

Gjendja e tij, aktualisht është stabël. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se po vijon denzisektimi në zonat me risk si ato bregdetare apo pranë lagunave. Ndërkohë mjekët rekomandojnë të mbajnë ambientet pastër dhe të largojnë mbeturinat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos