Rasti i veçantë në Arrën, bariu i ri që sfidon emigrimin dhe shpopullimin

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
23 Gusht 2026, 13:12 | Aktualitet

Të rinjtë në zonat rurale të qarkut të Kukësit kanë emigruar, por dhe ato pak që kanë mbetur synojnë largimin. Një bari i ri 28 vjeç po sfidon fenomenin e shpopullimit duke u përpjekur të ndërtojë të ardhmen në vendlindje.  Dikur me 200 krerë bagëti, sot ai ka mbi 1 mijë krerë.

Lulzim Dreni 28 vjeç është nga shembujt e rrallë në zonat rurale të Kukësit që ka vendosur ta ndërtojë të ardhmen e tij dhe të familjes në vendlindje në fshatin Arrën. Që i vogël i angazhuar me mbarështimin e bagëtive, sot 28-vjeçari së bashku me familjen e tij kanë një kope të tëre me bagëti të imta kryesisht dhe nuk është penduar asnjëherë për zgjedhjen që ka bërë.

Edhe pse e pranon se puna që ka zgjedhur do shumë mund dhe ka shumë vështirësi, sërish ai shprehet se rinia nuk duhet të largohet nga vendi.

Zonat rurale të Kukësit kanë patur një traditë mjaft të mirë në mbarështimin e bagëtive dhe të nënprodukteve të qumështit të cilat edhe sot janë mjaft të kërkuara dhe menjë cilësi të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos