Reshjet e dëborës në jug-lindje të vendit, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2024, 09:21 | Aktualitet

Reshjet e dëborës në jug-lindje të vendit, probleme me

Reshjet e dëborës së një dite me pare dhe ulja e temperaturave që kanë shkuar disa gradë nën zero kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në 340 familje, kryesisht në fshatrat e zonave malore.

Sipas A2 CNN, bëhet me dije se pa energji elektrike janë fshatrat e njësisë administrative Vithkuq në bashkinë e Korçës, Dardhas në bashkinë e Pogradecit si dhe disa fshatra të njësisë administrative të Gorës në bashkinë e Maliqit.

Po ashtu mësohet se 13 grupe pune të OSHEE janë në terren duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike.

Ulja e temperaturave ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve në këto zona, ndaj dhe për këtë, autoritetet e qarkullimit rrugor u kërkojnë drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë, pasi në shumë vende akset malore kanë prani akulli.

Kalimi në rrugët e fshatrave turistikë të Voskopojës, Dardhës e Boboshticës janë pa probleme, por drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin gomat e dimrit për të shmangur probleme ne qarkullim.

Aksi rrugor Qafa Thanë - Kapshticë nuk paraqet probleme, ndërkohë që Qafë Zvezdë - Goricë këshillohet përdorimi i gomave të dimrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos