All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Rikthehen reshjet e shiut në Kukës, pritet përmirësim i situatës hidrike në kaskadë

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 13:36 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Rikthehen reshjet e shiut në Kukës, pritet përmirësim i

Pas më shumë se një muaj mungesë, rikthehen në Kukës reshjet e shiut. Reshjet me intensitet të larte nisin këtë mesditë, por deri me tani nuk raportohet për problematika në rrugë që në kohë me reshje janë në trysninë e rënies së dherave dhe gurëve.

All - Paragraf - 3

Si pasojë e reshjeve në Gjinaj të Hasit një automjet ka dalë nga rruga, por fatmirësisht pa pasoja.

Reshjet pritet të ndikojnë në përmirësimin e situatës hidrike në kaskadën e Drinit, pasi për shkak të mungesës së reshjeve të shiut dhe dëborës ka patur rënie të nivelit të ujit në Fierzë, ujëmbledhësi më i madh në vend nga ku varet edhe prodhimi i energjisë elektrike.

Aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 266 metra mbi nivelin e detit dhe prurjet nga dy lumenjtë kryesorë Drini i Bardhë dhe Drini i Zi janë të pakta deri në 80 metër kub në sekondë.

Heci i Fierzës gjatë kësaj periudhe pa reshje ka punuar me turbina te alternuara për ruajtjen e rezervës ujore, por edhe nga importi i energjisë elektrike. Aktualisht Fireza punon me tre turbina nga katër që ka gjithsej. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos