“Mëkati korruptiv po i çon në burg”, famullitari: Politikanët, shtresa më injorante dhe më e ulët

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 17:10 | Aktualitet

Famullitari i Kishës Katolike në Shkodër, Dom Vlash Palaj sulmoi ashpër politikanët shqiptarë, duke i konsideruar si shtresën më injorante dhe më të ulët të popullit shqiptar.

Përpara besimtarëve, ai nuk i kurseu ironitë për deputetët dhe zyrtarët që kanë përfunduar në burg.

Famullitari Palaj foli edhe për kohët e vështira gjatë regjimit komunist ndërsa u shpreh me keqardhje se ende në ditët e sotme ka persona që e duan atë sistem duke e cilësuar si një tundim të djallit që një pjesë të popullit shqiptar i ka shpërlarë trurin.

Këto predikime Palaj i bëri në këtë kohë të kreshmeve që për të krishterët paralajmëron ardhjen e Pashkës dhe që shërben ndër të tjera edhe si moment reflektimi e pendese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos