Rikthehet dëbora në juglindje të vendit, 150 familje mbeten pa energji elektrike

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 09:29 | Aktualitet

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit, 150 familje mbeten pa

Reshjet e borës janë rikthyer në disa zona malore të juglindjes së vendit. Në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllës, trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm. Reshje bore janë regjistruar edhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm dhe Shtyllë.

Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve në këto zona.

Autoritetet mbeten në gatishmëri për të menaxhuar situatën në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit, 150 familje mbeten pa

Ndërkohë rreth 150 familje në fshatrat e Njësisë Administrative Rehovë në Kolonjë, kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një defekti në nënstacionin e zonës. Po ashtu, pa furnizim me energji kanë mbetur edhe 12 familje në fshatin Lekas.

Specialistët e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos