Rrezik nga armët bërthamore? Gati strategjia kombëtare, shtohen kontrollet në kufijtë e Shqipërisë

Nga Marjo Brakaj
14 Prill 2025, 16:29 | Aktualitet

Shqipëria do të forcojë kontrollet kufitare dhe rrisë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë për konsultim publik një strategji kombëtare, e cila parashikon rritjen e sigurisë kombëtare, duke parandaluar që Shqipëria të bëhet vend i kalimit, prodhimit, blerjes, apo zotërimit të armëve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Me përmbajtje biologjike apo kimike, nga materiale radiologjike apo bërthamore... Shqipëria rrezikon të përdoret si vendkalim për trafikimin e Armëve të Shkatërrimit në Masë nga grupe terroriste. Është ky shqetësimi i Ministrisë së Mbrojtjes që për të forcuar kontrollin në kufij ka hartuar Strategjinë Kombëtare për Mospërhapjen e Armëve të Dëmtimit në Masë

“Armët e Dëmtimit në Masë në zotërim të shteteve armiqësore apo terroristëve përfaqësojnë një nga sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Situata gjeostrategjike e Shqipërisë, në udhëkryqin e lidhjeve me Evropën në tërësi dhe kontinentet e tjera, e ekspozojnë vendin tonë kundrejt trafikimit të ADM-ve, materialeve të para për prodhimin e tyre, si dhe sistemeve të shpërndarjes.”

Aktualisht pjesa më e madhe e armëve të shkatërrimit në masë zotërohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koreja e Jugut, India, Libia dhe Rusia. Me tensionet gjeopolitike në rritje, frika nga përdorimi i armëve të tilla po shtohet në gjithë bot botën.

Rrezik nga armët bërthamore? Gati strategjia kombëtare, shtohen

“Panorama e sigurisë ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më sfiduese për shkak të zhvillimeve të viteve të fundit në sferën gjeostrategjike. Rendi botëror po përjeton aktualisht sfidat e shfaqjes agresive të forcës ushtarake jo vetëm për ndryshim e zgjerim të kufijve territorial, por dhe ndikimet e ndryshimeve gjeopolitike dhe kërcënimeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke përdorur në çdo kohë armët e teknologjisë në hapësirën kibernetike, dhe ato të industrisë ushtarake, si mjete kundër stabilitetit social, ekonomik dhe politik.”

Pasi u bë i pari vend në botë në vitin 2007 që zhduku armët e dëmtimit në masë, Shqipëria synon të kthehet në një faktor për parandalimin e përhapjes së tyre në botë. 

“Republika e Shqipërisë nuk zotëron ADM, si dhe nuk do të zhvillojë dhe nuk do të mbështesë asnjë veprimtari që çon në përhapjen apo financimin e tyre, por do të kontribuojë me të gjitha kapacitetet, për përmirësimin dhe krijimin e mekanizmave kombëtarë të ndërveprueshëm me ato ndërkombëtarë, si dhe një sistem efikas dhe të pandarë për parandalimin, ndalimin dhe kontrollin e veprimeve që lidhen me përhapjen e ADM-ve.”

Rrezik nga armët bërthamore? Gati strategjia kombëtare, shtohen

Sipas strategjisë së hedhur në Konsultim Publik, Shqipëria do të shtojë investimet në drejtim të inteligjencës artificiale për të përmirësuar zbulimin e kërcënimeve. Asetet fizike, qendrat e të dhënave dhe infrastruktura kritike do të mbrohen më tepër ndaj rrezikut të armëve të shkatërrimit në masë.

Gjithashtu, në mbikëqyrje do të jenë edhe transfertat financiare dhe aktivitetet e ndërmjetësimit të biznesit, të cilat mund të lidhen me përhapjen e armëve të tilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos