Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 11:15 | Aktualitet

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime që do të prekin drejtpërdrejt qytetarët.

“Shteti duhet të ndërhyjë, të ulë taksat, ose të rrisë çmimin e biletës, ose të kompensojë operatorët”, tha Kostandin Foni, nga Shoqata e Transportit Urban, në një komunikim për mediat, transmeton A2 CNN.

Sipas tyre, në pamundësi financiare për të blerë karburant, do të pakësohet numri i autobusëve në qarkullim, çka do të thotë më shumë vonesa në transport. “Ne kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Në rast se reduktohet flota, kjo vjen nga mosreagimi i institucioneve”, thanë ata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos