Rruga Berat-Ballaban, Rama: Pjesa kryesore e punimeve është përfunduar

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 10:45 | Aktualitet

Rruga Berat-Ballaban, Rama: Pjesa kryesore e punimeve është

Kryeministri Edi Rama ka postuar në llogarinë e tij në Facebook fotografi nga rruga Berat-Ballaban, ku sipas tij punimet për realizimin e projektit po vijojnë me ritme të larta në të tre Lotet, duke hyrë në fazën përmbyllëse.

“Pjesa kryesore e punimeve për ndërtimin e trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementeve të tjera infrastrukturore është përfunduar. Aktualisht po punohet për realizimin e shtresave asfaltike; vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale; instalimin e barrierave metalike mbrojtëse (guardrail)”, shkroi Rama, përcjell A2 CNN.

“Punimet po vijojnë me intensitet, drejt përfundimit të plotë të projektit dhe krijimit të një infrastrukture rrugore më të sigurt dhe funksionale për të gjithë përdoruesit e rrugës dhe banorëve të zonave përreth”. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos