Shenjtërimi i Nënë Terezës, dhimbje dhe festë në Vaun e Dejës, kujtohen dy viktimat që i zuri korrenti

Nga Armend Pire
6 Shtator 2026, 19:32 | Aktualitet

Me një minutë heshtje në përkujtim të dy jetëve të humbura tragjikisht pak ditë më parë në Vau-Dejës, nisi aktiviteti kushtuar 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Lidhur me tragjedinë, administratori i Dioqezës së Sapës, Atë Mariano Tarantino, dha një mesazh të fortë për politikën dhe institucionet shqiptare, për të garantuar sigurinë e jetës.

Kjo mbrëmje ndërthuri dhimbjen, reflektimin, besimin, shpresën dhe mesazhin e humanizmit që përcolli gjatë gjithë jetës shenjtorja shqiptare.

Mbrëmja vijoi me atmosferë festive për banorët e Vau-Dejësit. Përkujtimi i shenjtores Nënë Tereza është kthyer në një traditë të përvitshme në atë bashki.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos