Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy

Nga Çaku Tafa
5 Shtator 2026, 19:09 | Aktualitet

Dikur, Bajram Sulejmani punonte në këtë punishte druri.

Zjarri i rënë në Levan të premten e 4 shtatorit i shkrumboi gjithçka. Edhe pse në moshë pensioni, Bajrami punonte në punishten e tij për të siguruar më shumë të ardhura për jetesën, shkruan A2.

Zjarri që përfshiu ditën e djeshme 6 fshatra të Fierit vijon të jetë aktiv edhe gjatë ditës së sotme. Mes rrezikut të flakëve, kjo 80-vjeçare u shpërngul në banesën e vajzës në Peshtan të Vogël, pasi flakët po shkonin drejt shtëpisë ku banonte.

Banorët e Levanit thonë se zjarret janë të qëllimshme, ndërkohë që zjarrfikësve u mungon infrastruktura për të ndërhyrë në kohë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos