Shiu përfshin bregdetin, boshatisen plazhet e Vlorës dhe Durrësit

Nga A2 CNN
19 Gusht 2024, 15:42 | Aktualitet

Për të parën herë në këtë sezon veror plazhet e Durrësit dhe Vlorës janë boshatisur mesditën e kësaj të hëne për shkak të reshjeve të shiut të shoqëruara dhe me erë të fortë.

Në Vlorë kushtet atmosferike ngjasonin me ato të dimrit, ku era e fortë dhe reshjet e shiut kanë detyruar pushuesit të boshatisin plazhet dhe shëtitoren buzë Lungomares.

Shiu përfshin bregdetin, boshatisen plazhet e Vlorës dhe Durrësit

E njëjta panoramë ka qenë në mesditë edhe në plazhet e Durrësit, ku edhe pse era nuk ishte aq e fortë, reshjet e shiut kanë bërë që pushuesit të boshatisnin shezlonget me një pamje të pazakonte për periudhën ku ndodhemi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos