Mallakastër, përfshihet nga flakët një magazinë e braktisur

Nga Çaku Tafa
18 Gusht 2024, 20:23 | Aktualitet

Mallakastër, përfshihet nga flakët një magazinë e

Një magazinë e vjetër dhe e braktisur, pranë një fabrike vaji, është djegur në fshatin Lavdan të Bashkisë Mallakastër, pranë ish-KPTHN Ballsh.

Lajmi konfirmohet nga shërbimet zjarrfikëse si dhe kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili ka pohuar se në magazinë ka pasur materiale të ndryshme. Magazina ka qenë e hapur, por ka pasur edhe mbetje me fuçi vaji.

Veç mjeteve zjarrfikëse të Bashkisë Mallakastër, ka shkuar një automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol me qëllim fikjen me lëndë të posaçme, pasi me ujë nuk mund të ndërhyhej për shuarjen e flakëve.

Pranë magazinës ndodhet një banesë e një fabrikë vaji ulliri, por zjarrfikësit po qëndrojnë në gatishmëri që të mos marrë flakë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në fshatin Lavdan, Ballsh, në ambjentet e një magazine private ka rënë zjarr.

Në këtë magazinë dyshohet se nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos