Shkak ndryshimet klimaterike, Drenova po humbet frutin e saj simbol, qershinë

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
12 Maj 2026, 14:42 | Aktualitet

Drenova një nga zonat më të njohura në bashkinë e Mallakastrës për kultivimin e qershive, nga viti në vit po e humb këtë kulturë bujqësore që e ka bërë të njohur, shkruan A2CNN. 

Kultivuesit e qershisë në Drenovë konstatojnë me keqardhje se veçanërisht tre vite e fundit prodhimtaria e qershive ka ardhur gjithnjë në rënie dhe sipas tyre shkaktarë kryesore janë ndryshimet drastike të kushteve klimaterike.

Ndryshimi i kushteve klimaterike në vendin tonë ka dhënë pasoja edhe në kultura të tjera bujqësore çka ka ngritur nevojën për zëvendësimin e tyre me fidanë të rinj ose me kultura të tjera.

Por ajo që konstatohet është fakti se asnjë prej fermerëve nuk po orientohet nga drejtoritë e bujqësore në bashkitë se si t’u bëjnë ballë ndryshimeve klimaterike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos