SPAK kërkon nga 7 vite burg për gratë e riatdhesuara nga Siria, të pandehura në GJKKO për "pjesëmarrje në luftimet në një shtet të huaj".
Dënimi u kërkua për 5 gra të pandehura, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ulet 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore. Përpos kësaj kërkese, gratë e pandehura nuk rrezikojnë të shkojnë në qeli.
Në përfundim, SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg dhe vënien e tyre në shërbim prove për një periudhe 5-vjeçare. Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh nga GJKKO. (A2 Televizion)