Shqipëria nën flakë, 4 vatra zjarri aktive në vend

Nga A2 CNN
23 Gusht 2026, 16:13 | Aktualitet

Shqipëria nën flakë, 4 vatra zjarri aktive në vend

Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zona të ndryshme të vendit, ndërsa situata në disa prej tyre paraqitet e përmirësuar. Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin për monitorimin dhe shuarjen e vatrave.

Në Malin e Çikës, mbi Palasë, zjarri vijon në terren të thepisur dhe të vështirë për t’u aksesuar. Për ndërhyrjen nga ajri janë angazhuar dy avionë Air Tractor.

Në Krastë të Krujës, zjarri vijon të monitorohet dhe të shuhet nga forcat zjarrfikëse të Krujës, Kamzës dhe Vorës, me mbështetje edhe nga një helikopter.

Në Pukë, në zonën e Prozhemit, vijon puna për shuarjen e vatrës, ku janë angazhuar 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, në Gojan–Gjegjan, situata është përmirësuar ndjeshëm, me vatra të izoluara ose të shuara dhe nën mbikëqyrje.

Në Dajt, situata vijon të monitorohet me angazhimin e 30 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe një helikopteri. Aktualisht, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos