
Një zjarr ka rënë në një nga lokalet në zonën e Triportit, në Vlorë, duke rrezikuar përhapjen edhe në drejtim të Pyllit të Sodës.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën pyjore.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është vënë në kontrolli zjarri në ambientet e jashtme të restorantit, duke shpëtuar objektin si eshë përhapjen e flakëve në pyll.

Ndërkohë zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pishporos, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Flakët janë përhapur në zonën e prekur nga zjarri, ndërsa në këto momente ka nisur ndërhyrja nga ajri.
Dy avionë janë angazhuar për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Terreni i vështirë dhe era favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë ndërhyrjen nga toka më të vështirë. (A2 Televizion)