"Shqipëria nuk ka nevojë të digjet, e ka paguar shtrenjtë në të kaluarën!" Zv.kryeministrja reagon për dhunën në protestë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 18:29 | Aktualitet

"Shqipëria nuk ka nevojë të digjet, e ka paguar

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar dhunën ndaj institucioneve në protestën e sotme. Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehet se Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën. Sipas saj pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot.

Ajo bën thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje dhe thekson se institucionet janë pasuri publike, dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari.

“Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione, u shkatërrua prona dhe vendi u zhyt në një krizë që i kushtoi shumë vite zhvillimi, stabiliteti dhe besimi. Pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot.

Pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi.

Në këto orë duhet qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi. Institucionet janë pasuri publike, bizneset janë puna e dikujt, rrugët janë të të gjithëve dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari.

Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur”, shkruan Koçiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos