21 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në universitetet shqiptare publike dhe private. Edhe këtë vit të rinjtë janë orientuar më se miri nga kërkesat e tregut të punës.
Pas mbylljes së procesit te përzgjedhjes së degëve në formularin A2, rezulton se informatika, inxhinieritë, arkitektura dhe degët e shëndetësisë janë më të preferuar edhe nga ky brez maturantësh.
ArjanXhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, tregon se tashmë janë universitetet ato që do të përpunojnë të dhënat dhe rezultatet e maturantëve. Ndërsa disa institucione të arsimit të lartë pritet të shpallin datat për zhvillimin e konkurseve përzgjedhëse.
Për degët e Arkitekturës, Mjekësisë, Artet dhe Sportet kandidatët konkurrentë duhet të jenë të vëmendshëm për të ndjekur faqet e fakulteteve dhe datat e konkurseve. Pas mbylljes së konkurseve në disa programe studimi dhe llogaritjes së pikëve nga të gjitha universitetet, më 27 gusht nis shpallja e fituesve në universitete.
Pas këtij procesi mjaft të rëndësishëm për të rinjtë fillojnë regjistrimet ne shkollat e larta sipas fazave të përcaktuara nga rregullorja. (A2 Televizion)