Kundër bashkimit me Vlorën, banorët e Selenicës dalin në protestë

Nga Edi Ruçi
2 Gusht 2026, 20:36 | Aktualitet

Kundër bashkimit me Vlorën, banorët e Selenicës dalin

Banorët e Selenicës dhe 47 fshatrave përreth vazhdojnë kundërshtimin e tyre për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Vlorën.

Pas kuvendit të zhvilluar përgjatë mëngjesit të së shtunës, ashtu siç u dakordësua, këtë të diel kanë dalë në një protestë paqësore. Protesta zgjati për rreth 60 minuta dhe është zhvilluar në fshatin Drashovicë.

Aty janë mbajtur fjalime nga banorët e zonës duke u argumentuar arsyet përse janë kundër territoriales Gjithashtu është deklaruar se protesta dhe kundërshtia ndaj reformës do të vazhdojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos