Apel qeverisë shqiptare, Shkodër, protestë kundër konsullatës serbe

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
3 Gusht 2026, 12:24 | Aktualitet

Disa dhjetëra qytetarë kanë protestuar mbrëmjen e së dielës në Shkodër kundër idesë së hapjes së një konsullate serbe në kryeqendrën e veriut të vendit.

Sipas protestuesve, serbët nuk kanë kërkuar asnjëherë falje për krimet ndaj shqiptarëve dhe kanë patur gjithnjë agjenda antishqiptare.

Kërkesa e qeverisë Serbe për të hapur një konsullatë serbe në Shkodër, si shenjë reciprociteti përhapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc, ka shkaktuar reagime dhe protestës qytetare në Shkodër.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë marshuar në rrugët e qytetit dhe më pas kanë dhënë mesazhe kundërshtuese ndaj kësaj ideje.

Organziatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe më të forta nëse një ide e tillë nuk kundërshtohet nga qeveria shqiptare (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos