Protesta kundër hapjes së konsullatës serbe në Shkodër

Nga Senad Nikshiqi
3 Gusht 2026, 09:08 | Aktualitet

Protesta kundër hapjes së konsullatës serbe në Shkodër

Lajmi për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër është pritur me protesta në këtë qytet. Një grup qytetarësh nga Shkodra marshuan nga sheshi pranë bustit të Isa Boletinit deri tek bashkia Shkodër duke qenë kundër kësaj marrëveshje që Shqipëria dhe Serbia kanë arritur në parim.

Protestuesit u shprehen se është absolutisht e pavend në një kohë kur Serbia nuk ka kërkuar ende falje për krimet e luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Sipas protestuesve marrëveshja parimore që Shqipëria të hapë konsullatë në Bujanoc dhe Serbia në Shkodër është absurde sepse sipas tyre nuk mund të paralelizohen 54 serbë që janë në Shkodër sipas censusit të fundit me 61 mijë shqiptarë në luginën e Preshevës.

Ata e kundërshtuan me forcë hapjen e konsullatës serbe në Shkodër duke e cilësuar si një shkelm mbi gjakun e mijërave shqiptarëve të derdhur për lirinë e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos