Si nisi vatra e parë e zjarrit që rrethoi Krujën, A2CNN siguron pamjet

Nga A2 CNN
9 Gusht 2026, 11:35 | Aktualitet

Si nisi vatra e parë e zjarrit që rrethoi Krujën, A2CNN siguron

Gazetari i A2CNN Igli Çelmeta ka siguruar pamjet e vatrës së parë të zjarrit që shpërtheu në Krujë, për t'u shndërruar në një zjarr të madh që rrethoi qytetin, duke u kthyer në një kërcënim për jetën e banorëve.

Si pasojë e situatës që u krijua nga zjarri, në orët e mbrëmjes së të së shtunës urdhërua evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës Barabit-Lluban.

Në terren pati forca të shumta zjarrfikëse me mbështetjen e 3 helikopterëve të Forcës Ajrore, bashkë me forcat operacionale të strukturave vendore.

Fatmirëisht si pasojë e zjarrit që rrethoi Krujën nuk pati viktima, apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Qemal Berhami, banor i lagjes “Abaze” është 73-vjeçari i arrestuar për zjarrin që shpërtheu në Krujë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos