
Siguria kibernetike në rajon ishte tema e konferencës së katërt, që u mbajt në Shkodër me pjesëmarrës, ekspertë, institucione dhe partnerë ndërkombëtarë për të adresuar kërcënimet në rritje në hapësirën digjitale.
Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Saimir Kapllani, deklaroi se Shqipëria përballet me sulme të vazhdueshme dhe komplekse, duke zbuluar se në vend regjistrohet mesatarisht një tentativë sulmi kibernetik çdo 3 minuta.
Ai theksoi se mbrojtja e sistemeve digjitale është tashmë një prioritet strategjik, duke qenë se institucionet, bizneset dhe qytetarët varen gjithnjë e më shumë nga teknologjia.
Kapllani kërkoi forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndarjen në kohë reale të informacionit për kërcënimet, si mënyra më efektive për rritjen e sigurisë kibernetike. (A2 Televizion)