Kur e gjithë vëmendja ishte përqendruar te Levan, në fshatrat Radostinë dhe Zhupan të Njësisë Administrative Qendër, zjarri ka bërë kërdinë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me ullishte, duke djegur mijëra rrënjë ulliri dhe duke lënë pas një panoramë të rëndë dëmesh.
Pas flakëve, ajo që mbetet është dëmi i madh për fermerët e kësaj zone. Për shumë prej tyre, ulliri nuk është thjesht një pemë, por burimi kryesor i të ardhurave dhe i jetesës prej vitesh. Tashmë, dhjetëra familje përballen me humbjen e një pjese të rëndësishme të ekonomisë së tyre.
Zjarri nuk ka djegur vetëm ullinjtë, por edhe mundin e viteve të këtyre banorëve. Pemët që kërkojnë vite për t’u rritur dhe për të dhënë prodhim, u shkrumbuan brenda pak orësh. Për fermerët, pasojat e këtij zjarri do të ndihen gjatë, ndërsa rikthimi i kësaj zone në gjendjen e mëparshme kërkon kohë dhe mbështetje. (A2 Televizion)
S’ka vjeshtë në Fier, kodrat e Radostinës dhe Zhupanit "veshen me të zezën" e zjarrit