Është përshkallëzuar situata në protestën e sotme në kryeqytet, me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë mbërritur në bulevardin dëshmorët e kombit pranë kryeministrisë, duke qëlluar me gurë drejt efektivëve.

Sapo kanë mbërritur, policia ka qëlluar me gaz lotsjellës për t’i larguar nga kryesia e kuvendit dhe kryeministria, protestuesit i janë përgjigjur me gurë.
Mjetet e policisë po hedhin ujë me presion në sasi të mëdha drejt turmës, ndërsa shtëllunga të dendura gazi lotsjellës kanë mbuluar të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi raporton se pavarësisht ujit dhe gazit lotsjellës po bëhet i pamundur largimi i protestuesve.
Në përditësim.. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )