Molotovë, gaz dhe ujë me presion, tensione e përplasje në protestë, marshojnë drejt kryeministrisë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2026, 15:09 | Aktualitet

Molotovë, gaz dhe ujë me presion, tensione e përplasje në

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë para Ministrisë së Arsimit janë përshkallëzuar, me përdorimin e gazit, ujit me presion dhe hedhjen e gurëve e molotovëve.

Sipas raportimit të gazetares së A2 CNN Fjorela Beleshi, në radhët e protestuesve ka edhe të mitur dhe të rinj në moshë të vogël, disa prej të cilëve janë parë duke hedhur gurë në drejtim të policisë.

Dy autobotët e Policisë së Shtetit janë pozicionuar përballë turmës, ndërsa efektivët kanë avancuar disa herë për të zmbrapsur protestuesit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ngrenë dyshime edhe për përdorimin e armëve me plumba gome, por kjo mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht.

Tensionet vijojnë, ndërsa protestuesit vazhdojnë të kundërpërgjigjen me gurë ndaj forcave të policisë. Protesta nisi me kërkesat e të rinjve për ndryshime në arsim dhe vijon prej pesë ditësh me kërkesën për dorëheqjen e kryeminsitri Eid Rama.

Aktualisht protestuesit të shtuar në numër po zhvendosen nga Ministria e Arsimit dhe po shkojnë drejt kryeministrisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos