SPAK nis ndërtimin e godinës lidhëse me BKH me vlerë gati 430 milionë lekë

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 15:30 | Aktualitet

SPAK nis ndërtimin e godinës lidhëse me BKH me vlerë gati

Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka nisur punimet për ndërtimin e një konstruksioni lidhës mes godinës së SPAK dhe asaj të BKH, që ndahen nga rruga "Jordan Misja".

Leja me objekt "Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK" është miratuar më 25 shkurt të këtij viti.

A2 CNN mëson se projekti kap vlerën e gati 430 milionë lekëve, me TVSH.

SPAK nis ndërtimin e godinës lidhëse me BKH me vlerë gati (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos