Plehrat kanë mbuluar gjithçka dhe nuk jemi në ndonjë vendgrumbullim të mbetjeve urbane, por është zona e stacionit të trenit në Elbasan, që kufizohet me një ndër lagjet më të mëdha të qytetit, lagjen “Skënderbej”, ose e njohur ndryshe si “Fushë Mbret”.
Pamjet nuk lënë shumë vend për të kuptuar se kjo zonë jo vetëm që nuk administrohet fare nga pushteti lokal, por edhe vetë banorët duket sikur janë pajtuar me këtë situatë aspak normale për një zonë urbane.
Ndërkohë, në bashki, edhe pse e njohin këtë situatë, nuk japin asnjë përgjigje për gjendjen që është, ndërsa një pjesë e banorëve shpresojnë se ndoshta vihet dorë në prag të zgjedhjeve të 11 majit. (A2 Televizion)