Zjarret në vend, Forcat e Armatosura në terren gjatë natës për mbrojtjen e banorëve dhe banesave

Nga A2 CNN
13 Gusht 2026, 08:28 | Aktualitet

Zjarret në vend, Forcat e Armatosura në terren gjatë natës

Forcat e Armatosura janë angazhuar gjatë natës në operacionin për përballimin e zjarrit në lagjen Abaze në Krujë, duke punuar së bashku me strukturat e emergjencave për frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e banorëve e pronës.

Zjarret në vend, Forcat e Armatosura në terren gjatë natës

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, efektivët po ndërhyjnë edhe në vatra zjarri në Lurë, Mallakastër, Vaun e Dejës, Mirditë dhe Priskë/Daias/Farkë.

Autoritetet deklarojnë se situata në shkallë kombëtare po menaxhohet dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për jetën apo banesat e qytetarëve. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos