Flakët kërcënojnë banesat, zjarr masiv pranë liqenit të Vaut të Dejës

Nga A2 CNN
13 Gusht 2026, 09:11 | Aktualitet

Edhe në Vaun e Dejës një zjarr i përmasave të mëdha rrezikoi disa banesa në vendin e quajtur liqeni i Vat të Dejës.

Zjarrfikësit e Vaut të Dejës ndërhynë gjate gjithë natës në "luftë" me flakët, ndërsa në ndihmë te tyre ishin edhe zjarrfikëse dhe efektivë nga Shkodra.

Po ashtu për shkak të situatës së rrezikshme u kërkua ndihmë edhe nga bashki të tjera kufitare. Neutralizimi i flakëve është bërë i mundur vetëm mëngjesin e sotëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos