Vdekja e 25-vjeçarit nga Bangladeshi, Inspektoriati i Punës zbarkon në punishten e skafeve

Nga A2 CNN
24 Maj 2026, 15:08 | Aktualitet

Vdekja e 25-vjeçarit nga Bangladeshi, Inspektoriati i Punës zbarkon

Në punishten e skafeve në Durrës, ku humbi jetën punonjësi 25-vjeçar nga Bangladeshi dhe u lëndua një tjetër shtetas i huaj, mesditën e sotme kanë mbërritur inspektorët e Inspektoriatit të Punës.

A2 CNN raporton se ata po kryejnë verifikime mbi kushtet e akomodimit dhe trajtimit të punonjësve të huaj që jetojnë dhe punojnë në këtë subjekt.

Ndërkohë, paralelisht vijojnë edhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos