Zjarr në punishten e skafeve në Durrës, humb jetën nga asfiksia emigranti nga Bangladeshi

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
24 Maj 2026, 13:13 | Aktualitet

Një zjarr i rënë në ambientet e një subjekti privat në zonën e Fllakës në Durrës, rezultoi fatal për një të ri, emigrant në vendin tonë.

Zjarri dyshohet se është shfaqur në ambientet e kuzhinës, dhe shkak mendohet të ketë qenë bombula e gazit, e cila ka bërë që flakët të përhapeshin shpejt pa i dhënë mundësi 25vjecarit të reagonte në kohë, ndërsa dyshohet se asfiksia ka qenë shkaku i vdekjes.

Ndërsa ndërhyrja e punonjësve të tjerë ka bërë që të nxirret në kohë punëtori tjetër që është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Durrësit.

Pas fikjes së flakëve një grup hetimi i Policisë së Durrësit ka nisur verifikimet së bashku me ekspertet e zjarrfikëses për këtë ngjarje duke verifikuar si shkaqet ashtu edhe kushtet apo masat kundra zjarrit që duhet të kenë ambiente të tilla.

Punishtja në fjalë është pronë e një shtetasi Italian dhe merret me ndërtimin e skafeve, ndërsa  ka një numër të konsiderueshëm të punonjësve të huaj të cilët mbahen në këtë godinë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos