“Festë në Sokak”, Gjirokastra përjeton traditën dhe kulturën

Nga Rigels Malile
23 Maj 2026, 17:40 | Aktualitet

“Festë në Sokak”, një traditë që prej vitesh i jep jetë netëve të verës në Gjirokastër, riktheu edhe këtë herë atmosferën festive në zemër të qytetit muze.

Ashtu si në edicionet e kaluara, sokakët e gurta u mbushën me vendas dhe turistë të huaj, që u bënë pjesë e një mbrëmjeje ku tradita dhe argëtimi u bashkuan më së miri.

Rakia tradicionale, gatimet karakteristike të zonës, koncertet me grupet polifonike dhe muzika e lehtë krijuan një atmosferë elektrizuese në çdo cep të pazarit historik.

Nën tingujt e muzikës dhe mikpritjen gjirokastrite, “Festë në Sokak” vazhdon të mbetet një nga aktivitetet më të dashura që promovon kulturën, traditën dhe shpirtin e gjallë të Gjirokastrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos