Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Nga A2 CNN
23 Maj 2026, 15:43 | Aktualitet

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga EMSC, lëkundjet janë lokalizuar në Shqipërinë qendrore, pranë zonës së Elbasan dhe Lushnjë, me epiqendër rreth 22 km në jugperëndim të Elbasanit dhe 16 km në verilindje të Lushnjës.

Tërmeti është ndjerë në disa qytete përreth, ndërsa thellësia e tij është vlerësuar rreth 15–20 km. 

Tërmeti i regjistruar është me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos