“Videot e Adi Hilës i shpërndau Partia Socialiste” Lita: Duan të devijojnë vëmendjen nga skandalet e qeverisë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2026, 21:17 | Aktualitet

Një operacion të Partisë Socialiste për të devijuar vëmendjen nga skandalet edhe nga qeveria e ka cilësuar gazetari Lavdrim Lita shpërndarjen e videove intime të kompozitorit Adrian Hila me personazhet të artit. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Lita shprehu bindjen se eksponentë të PS u angazhuan të shpërndanin videot te gazetarët.

“Jemi mes të një lufte klanesh të Partisë Socialiste dhe kjo është një është një gjë është një gjë kolaterale dhe kjo betejë po bëhet me armët e videove, të dosjeve, të komunikimeve, mesazheve elektronike, sepse nuk është hera, nuk është hera e parë. Këtu kanë dalë nëpër portale, nëpër media, nga grupet i ka nxjerrë njëri-tjetrit mbathjet, i ka nxjerrë vibratorët, i ka nxjerrë vilat, dashnorët dhe gjithçka tjetër dhe për të devijuar vëmendjen tani kanë dalë deri tek videot e tjerë e tjerë. Deputetë, eksponentë të Partisë Socialiste shpërndanin videot tek gazetarët, tek njerëzit poshtë që të bëhej sa më virale”, tha Lita në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Edhe sipas Litës, kompozitori nuk është viktimë siç e cilësoi Aldor nini, por ka përgjegjësi ligjore dhe duhet të hetohet.

“Nuk mendoj që Ardian Hila kompozitori maniak është viktmë. Ka të gjitha përgjegjësitë ligjore, duhet të hetohet dhe të nxirret para përgjegjësisë penale. Aty mund të ketë edhe gjëra më të rënda si përdorimi i pozitës së tij në festivale e TV. Kjo duhet thelluar me themel. Dhe ky është rasti i parë që është vërtetuar me video që ka një gjë të tillë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos