
Videot intime ku shfaqet kompozitori Adrian Hila vijojnë të qarkullojnë në internet, ndërsa Policia ka nisur hetim kryesisht për publikimin dhe shpërndarjen e tyre.
I ftuar në emisionin “Terminal”, me gazetare Loneta Progni, avokati Ledio Braho foli për aspektin ligjor të çështjes dhe mundësinë e bllokimit të materialeve intime.
Braho tha se viktimat e cenimit të privatësisë mund t’u drejtohen institucioneve të drejtësisë, ndërsa theksoi se bllokimi i videove në internet është një proces shumë i komplikuar në aspektin teknik.
“Bllokimi i videove është një histori shumë e komplikuar dhe është teknike. Besoj se kjo ka nevojë për një përgjigje teknike”, tha avokati.
“Ligjërisht nuk shoh ndonjë mundësi, sepse videot janë shpërndarë në faqe interneti të huaja dhe më pas janë shpërndarë nëpërmjet platformave të tipit WhatsApp, që është shumë e vështirë t’i kontrollosh”, u shpreh Braho. (A2 Televizion)