Vrasja e 23-vjeçarit me snajper, policia “blindon” Vlorën

Nga Jerola Ziaj
11 Janar 2024, 20:38 | Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit me snajper, policia “blindon”

Blindohet Vlora edhe përgjatë mbrëmjes. Policia e Vlorës, FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze.

Në fokus të kontrolleve janë automjetet me xhama të zinj. Gjatë kontrolleve, drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Kontrollet po kryen edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.

Prej ditësh FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën duke ushtruar kontrolle në automjete dhe zona të riskut. Kontrolle u intensifikuan fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje, ku u ekzekutua me snajper në banesën e tij, 23-vjeçari Gëzim Sinomati.

Aktualisht janë ndaluar për të dytën herë 15 persona nga dy grupe të njohur si kundërshtar me familjen Sinomati. Vetëm në banesën e një personi është gjetur një armë zjarri dhe për personin në fjalë është prerë për urdhër arresti.

Një pjesë e të ndaluarve janë shoqëruar një ditë pas ngjarjes dhe janë lënë të lirë.

Sakaq, në qytetin bregdetar mbetet ende Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos