“Zhdukje të bandave të Ramës”, Boçi mbyll marshimin e opozitës në Shkodër 

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2024, 12:35 | Aktualitet

Ashtu sikurse ishte parashikuar opozita ka nisur marshimin në Shkodër. Me pankarta “Qytetnimi është më i fortë se krimi”, qytetarët po marshojnë sot në Shkodër. Ata u grumbulluan fillimisht para godinës së bashkisë së qytetit të Shkodrës.

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë në Shkodër, pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 persona mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se “Shkodra nuk mund t’i nënshtrohet krimit”.  

Kjo është protesta e tretë e opozitës, si pjesë e aksionit opozitar të “mosbindjes civile”, që vjen pas atentatit të fundit me 3 viktima në Shkodër. Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshimin e të sotëm në solidaritet me Shkodrën.

13:40 Mbyllet marshimi i opozitës në Shkodër: Rama nuk mund të qeverisë me krimin dhe bandat 

Mosbindja civile e opozitës u zhvendos këtë të shtunë në Shkodër, pas masakrës me 3 të vrarë tri ditë më parë në këtë qytet. Për rreth një orë e gjysmë, qindra qytetarë, demokratë dhe mbështetës të opozitës marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta në duar që përcillnin mesazhet: “Po na vrisni”, “Qytetnimi asht ma i fortë se krimi”, “Shtet dhe krim është e barabartë me shkatërrim”.

Marshimi në heshtje në fillim nisi në sheshin para bashkisë dhe më pas vijoi përgjatë pedonales “Kol Idromeno”, për t’u kthyer sërish në sheshin përpara bashkisë.

“Zhdukje të bandave të Ramës”, Boçi mbyll

13:26 “Zhdukje të bandave të Ramës”, Boçi mbyll marshimin në Shkodër: Ulërima e heshtjes më shurdhuese se e zërit 

“Ulërima e heshtjes është më shurdhuese se ulërima e zërit, se vjen nga brenda Shkodrës nga zemra e saj”. Me këto fjalë e përmbylli marshimin e sotëm të opozitës në Shkodër, Luçiano Boçi. Ai tha qytetarët e Shkodrës nuk duan që qyteti i tyre të jetë qytet i bandave dhe krimit. Sipas tij ngjarja me fundit në Shkodër dëshmon domosdoshmërinë për qeveri teknike.

“Qytetarët e Shkodrës të provokuar nga Rama nuk duan që qyteti i kulturës e gëzimit të jetë sot qytet i bandave dhe krimit. Shkodra nuk do të imponohet nga rama në përzgjedhjen politike dhe as nga bandat e krimit as nga banda e policisë dhe administratës. Ngjarja në Shkodër dëshmon atë që kemi thënë shpesh domosdoshmërinë për qeveri teknike. Sot e kërkojnë qytetarët e Shqipërisë e kërkojnë qytetarët e Shkodrës. Nuk mundet që Rama ta përsërisë pushtetin me krim. Zgjedhjet e këtë bashki i mori me anë të krimit, por nuk do ta lejojmë që të përsërisë sundimin tij me anë të krimin”.

Ai përsëriti kërkesat e opozitës për qeveri teknike, lirimin e Sali Berishës dhe pushimin e luftës ndaj opozitës.

“Ne kërkojmë qeveri teknike, liri liderit të opozitës, pushim i luftës ndaj opozitës dhe kthimin e Shkodrës dhe Shqipërisë qytetarëve dhe jo krimit. Ne do të ndërtojmë marrëdhënien tonë me qytetarët për t’i dhënë besim që beteja e tyre është beteja jonë.  Falënderoj qytetarët që na u bashkuan dhe na përcollën me solidaritet, demokratët e të gjithë që ishin prezent.  Kjo ngjarje pati jehonën të madhe jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë me përkufizimin: Qytetaria nuk lejon që Rama ta qeverisë këtë vend me bandat e tij”.

I pyetur për strategjinë e opozitës Boci tha se “opozita ka bërë denoncimet e saj. Ka qenë përballë krimit në angazhimet e saj politike dhe ka kërkuar nga SPAK-u që ka hartën e krimit në tavolinë që të veprojë dhe jo të bëhet palë politike me Ramën. Iniciativat tona kur të marrim pushtetin do të jenë ligjore luftë me zero tolerancë krimit dhe zhdukje të bandave të Ramës”.

“Zhdukje të bandave të Ramës”, Boçi mbyll

12;57 “Qytetnimi asht ma i fortë se krimi”- Mesazhet pikante nga protesta e opozitës në Shkodër

Ditën e sotme mosbindja civile e opozitës është zhvendosur në qytetin e Shkodrës, ku po zhvillohet një protestë pas atentatit me 3 viktima të pak ditëve më parë.

Në tubimin e ditës së sotme kanë marrë pjesë qindra qytetarë, të cilët kanë ‘dënuar’ ngjarjet kriminale të ndodhura në Shkodër.

Ajo që vihet re është edhe një numër i lartë pankartash, të cilat protestuesit i kanë vendosur në ambiente të ndryshme të qytetit.

“Po na vrisni”, “qytetnimi asht ma i fortë se krimi”, “Benet, sa për sy e faqe nuk mund të reagosh moj Naçe”, “Shtet dhe krim është e barabartë me shkatërrim”, janë disa prej mesazheve të përcjella përmes pankartave.

Kujtojmë se nga atentati që la të vdekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin në Shkondër, humbi jetën edhe një grua e pafajshme që ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes.

“Zhdukje të bandave të Ramës”, Boçi mbyll

12:40 Opozita proteston në Shkodër, Noka: Shqipëria është kthyer në djep të krimit të organizuar

“Shkodra sot është djepi i krimit të organizuar dhe shkaktari i vetëm është Edi Rama dhe rilindja”. Kështu u shpreh Flamur Noka në protestën e sotme të opozitës në Shkodër, pas atentatit me 3 viktima më 30 tetor. Ai akuzoi policinë për lidhje me krimin edhe u bëri thirrje qytetarëve të ngrihet kundër regjimit.

“Prandaj jemi këtu për të sensibilizuar qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë kundër këtij krimi. Nuk mundet Shqipëria, që ka hapur kapitujt e negociatave dhe është anëtare e NATO-s, të jetë vendi i krimit të organizuar, djepi i mafies. Shqipëria duhet të jetë një Shqipëri tjetër, një Shqipëri normale. Prandaj jemi këtu, për t’i thënë stop. Plani është marshim, protestë marshim kundër krimit politik, kundër krimit me fytyrë shtetërore. Policia nuk ka kohë të merret me ligjin, ka dalë nga binarët e ligjit pasi është një narkopolici. Në momentin që policia ka në fokus luftën kundër opozitës, kjo është domethënëse. Policia është njësh me krimin, sikundër i gjithë regjimi është nën kthetrat e krimit. Mesazhi është për qytetarët të ngrihen kundër narkoregjimit, kundër krimit me pushtet, kundër këtij regjimi që po përpiqet të rrënojë Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Shqiptarët nuk mund të pranojnë një krim që është nën kthetrat e krimit”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos