Zjarr i fuqishëm në Vranisht, flakët përhapen nga era, ndërhyjnë dy helikopterë të FA-së

Nga Edi Ruçi
28 Gusht 2026, 17:37 | Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Vranisht, flakët përhapen nga era,

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë, që prej orës 12:00 të mesditës së sotme.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në terren, të favorizuara nga era, duke marrë drejtim në zona të tjera dhe duke krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Forcat zjarrfikëse të Himarës kanë nisur menjëherë punën për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit, në operacion është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri.

Në zonën e Vranishtit ka mbërritur një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, pritet të mbërrijë edhe një helikopter i dytë, për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Situata vijon të monitorohet nga strukturat në terren, ndërsa përpjekjet janë përqendruar në izolimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Era e fortë mbetet një prej faktorëve që favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen.

Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave vijojnë punën në terren, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të ndihmojë në vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos