
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në zonën malore të Mallakastrës, në fshatin Çërrilë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Terreni i thyer e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, por falë angazhimit të shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll.
Aktualisht, vatra po mbahet nën monitorim, ndërsa era rrezikon riaktivizimin e flakëve. (A2 Televizion)