
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të quajtur “Qafa e Vidhit”.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe prej mbi 10 hektarësh me ullishte dhe shkurre, shkruan A2CNN
Menjëherë pas njoftimit për situatën, në vendngjarje kanë mbërritur 6 mjete zjarrfikëse nga Ballshi, Patosi, Roskoveci dhe Albpetroli, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të zjarrit.
(A2 Televizion)