Zjarr në pyllin e Sodës, flakët po favorizohen nga era

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2024, 18:48 | Aktualitet

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtunë në brendësi të territorit të pyllit të Sodës. Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha teksa po përhapet me shpejtësi i favorizuar edhe nga era e fortë bregdetare.

Po digjet një sipërfaqe e madhe me pisha teksa 5 automjete zjarrfikëse në vendin e ngjarjes duke luftuar flakët.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm, i vendosur nga persona në zonë. Policia ndodhet gjithashtu në vendngjarje duke survejuar perimetrin e sigurisë Për momentin nuk rrezikohen biznese apo banesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos