Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Dushkut pasditen e së shtunës.
Flakët janë përhapur përhapur me shpejtësi në zonën e Dushkut- Fshat, të ndihmuara dhe nga era.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Lushnjës, Peqinit e Rrogozhinës të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta teksa po hetohet nëse ai ka qenë i qëllimshëm. (A2 Televizion)