Debati për publikimin e videove intime vijoi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN mes drejtorit të AcroMax, Aldor Nini, dhe këshilltarit të PS-së, Alfred Kika Muharremi. Teksa ky i fundit bëri përgjegjës kompozitorin i cili i ka filmuar, Nini argumentoi se prania e kamerës nuk provon që ai ti ketë regjistruar dhe shpërndarë materialet. Sipas tij kamerat mund të përdoren edhe për sistemet e alarmit dhe transmetimi i tyre mund të kapet nga persona të tretë përmes ndërhyrjes në rrjet.
“Unë vetë kam një kamerë në zyrën time e cila është e ndezur, por nuk regjistron. Që domethënë në momentin që dikush hyn në zyrën time kur unë nuk jam në zyrën time ajo fillon regjistron një sekuencë të shkurtër dhe ma çon mua në celular. Kështu që nëse e ka instaluar për efekt alarmi, ai nuk ka instaluar një kamerë, e cila të regjistrojë ato si pamje. Ai mund të ketë pasur disa kamera të cilat i ka instaluar në disa vende të ndryshme. Unë nuk kamerën në shtrat, por nëse unë dal jashtë hotelit në një vend të rrezikshëm, unë e vendos patjetër një kamerë të shikoj se çfarë ndodh me gjërat e mia në vend”.
Ai shtoi se duhet të provohet nëse materialet janë regjistruar nga kompozitori, apo nëse dikush ka ndërhyrë në sistem dhe ka marrë transmetimet.
“Për të vërtetuar të kundërtën duhet të vërtetohet që atij personi nuk i ka hyrë dikush në sistemin, por ai vetë i ka regjistruar materialet dhe ato materiale të regjistruara, pastaj mund t'i ketë ndërhyrë dikush tjetër që t'ia marrë atij dhe t'i publikojë. Deri tani nuk është vërtetuar asnjë nga këto pistat. Aktualisht është vërtetuar vetëm që ajo kamera ekziston. Është vërtetuar që ajo kamera bën edhe sistemin e alarmit. Dhe ato transmetime që ajo kamera i bën për të bërë rolin e alarmit, mundet nëse dikush e ka hakuar t'i kapë dhe të regjistrojë në sistemin i vetë dhe pastaj t'i publikojë”, tha Nini në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Ai shpjegoi gjithashtu se një person mund të ndërhyjë në rrjetin e një kamere, të marrë transmetimin në kohë reale dhe ta regjistrojë në një sistem tjetër, pa lënë gjurmë në pajisjen origjinale.
"Unë përdor kamera të cilat janë totalisht të integruara në rrjetin tonë të sigurt. Por njerëzit e thjeshtë instalojnë kamerën në rrjetin e vetë të ëirelessit dhe çdo njeri që vjen në studio thotë merr ëirelessin? Kështu që ëirelessin e tij mund ta kenë pasur me mijëra njerëz dhe vetëm të hysh tek ai sistemi ti mund të aksesosh edhe kamerën. Dikush hyn te rrjeti jot, e merr transmetimin e kamerës, e transferon në mënyrë reale te sistemi jot, te sistemi im edhe te sistemi im regjistrohen ato të dhëna. Nuk lënë fare gjurmë te sistemi jot që janë regjistruar. Ti te sistemi jot mund të kesh vendosur që nuk do të regjistrosh asnjë gjë”, theksoi ai.
(A2 Televizion)