Zjarret në Frakull, deputeti socialist: Situata nën kontroll

Nga Çaku Tafa
5 Shtator 2026, 18:34 | Aktualitet

Zjarret në Frakull, deputeti socialist: Situata nën kontroll

Deputeti i Partisë Socialiste, Ramion Kurti, i cili mbulon zonën e Frakullës, në një prononcim për mediat ka pohuar se situata është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka.

Kurti ka pohuar gjithashtu se ende nuk ka një bilanc paraprak të dëmeve, por fatmirësisht në këtë zonë nuk pati persona të lënduar, banesa të djegura apo njësi ekonomike, por ka theksuar se menjëherë pas shuarjes së plotë të vatrës aktive të zjarrit, komisionet do të dalin në terren për verifikimin e dëmeve.

Ndërkohë, deputeti socialist ka bërë të ditur se tashmë Policia e Fierit ka identifikuar autorët e zjarrvënies, ku një prej tyre është arrestuar dhe tjetri është proceduar, përkatësisht 50 dhe 91 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos