
Një vatër aktive zjarri raportohet në minutat e fundit në fshatin Kotë të bashkisë Selenicë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të shpatit të kodrës, shumë pranë banesave, por momentalisht nuk paraqesin rrezik për to.
Për shuarjen e flakëve po ndërhyjnë forcat zjarrfikëse të Selenicës, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga shërbimi zjarrfikës i Vlorës.
Vijon lufta me flakët në fshatin Kotë, ku vështirësi për ndërhyrjen paraqet edhe terreni i thepisur.
Sipas raportimeve të deritanishme, nuk konstatohen dëme në banesa dhe nuk raportohet rrezik për jetën e banorëve. (A2 Televizion)