Për pushime, trajtime shëndetësore apo edhe transit, plot 11.7 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në 2024. Ndonëse konsiderohej një vit më i suksesshëm nga qeveria me një synim prej 14 milionë të huaj që vizitonin vendin, përsëri numrat ishin në rritje.
Fluksi i turistëve u arrit në muajt e verës ndonëse rritja ishte e zbehtë krahasuar me një vit më parë. Ishte muaji shkurt ai i cili shënoi dhe përqindjen më të lartë të turistëve krahasuar me 2023 me një rritje 55.3%, ndërsa në korrik erdhën vetëm 2.7% më shumë se një vit më parë.
Më shumë turistët erdhën nga Evropa kryesisht ajo jugore, ndërsa nuk munguan as nga Azia, Amerika apo dhe Afrika.
Duke u bazuar ne kontratat me garanci agjencitë turistike e parashikojnë 2025 një vit suksesi.
Teksa të huajt po vijnë gjithnjë e më shumë në Shqipëri, nuk mungojnë as daljet e shtetasve shqiptarë për të eksploruar vendet e tjera. Rreth 7.8 milionë shqiptarë dolën nga kufijtë me një rritje 14% se një vit më parë.
(A2 Televizion)